Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëbohen shqiptarët nga Zvicra, akuzohen se vodhën 688 mijë franga

21:47 / August 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosovaret1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria zvicerane ka kërkuar 4.5 vjet burg, për shkak siç thuhet se ka shpërdoruar 688,000 CHF në IV dhe përfitime plotësuese. Javën e ardhshme Miradije F.  duhet të përgjigjet para gjykatës së rrethit Rheintal. Prokuroria e akuzon se nga fundi i shkurtit 2003 ka përfituar ndihma sociale.

Shifra totale e përfitimit është 688,000 zvicerane. Ajo dyshohet se ka përfituar nga pensioni invalidor dhe përfitime plotësuese. Madje, ajo ka pasur një kompani të vogël sigurimesh, që e kishte regjistruar në emër të burrit të saj. Edhe pse kishte thënë se kishte probleme, ajo është parë duke punuar. Miradije F. drejton një veturë, bart gjëra të rënda dhe punon si një ndërmjetëse sigurimesh.

Vëzhgimet e autoriteteve konfirmojnë më pas përshtypjen e një gruaje me të vërtetë të shëndetshme. Burri i saj, Ahmet F. konsiderohet të jetë 100 për qind i paaftë për punë pas një aksidenti automobilistik në shtator 2001 dhe vuajtjes psikologjike që rezulton.

Çifti kishin bërë pushime në Maldive dhe Egjipt, edhe pse i kanë fshirë fotografitë. “Këto pretendime janë shumë të dëmshme. Unë sigurisht që nuk jam simulante”, shpjegon ajo, duke i mohuar akuzat, derisa punon në kopshtin e saj, por nuk mund të konsiderohet punë.

Këshilltari i sigurimeve F. D. raporton të kundërtën: “Unë e njoh atë si një grua të vendosur, e cila ndërmjetësoi klientët e sigurimeve. Bashkëpunimi ishte shumë i këndshëm”. Miradije F. i kishte sjellë secilit personalisht kontrata, të cilat gjithmonë i kishte nënshkruar burri i saj.

Ata kanë folur edhe për udhëtimet. “Ndonjëherë unë qesh në fotografi, në mënyrë që familja ime të jetë e lumtur gjithashtu”, shpjegon Miradije F. “Ne vetë paguam udhëtimet, këto ishin paratë tona”, thekson Ahmet F.

Përkundër të gjitha deklaratave të pafajshme nga ana e çiftit kosovar në Zvicër, për Miradije F. kërkohet dënim me burgim prej 4 vjet e gjysmë. Ndërkohë, Ahmet F. rrezikon dy vjet burgim me kusht dhe një dëbim nga Zvicra për një afat prej gjashtë vjetësh. Për rastin e tyre ende vlen prezumimi i pafajësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.