Kryeministri Edi Rama ka folur mjaft ashpër në Kuvend përsa i përket reformës në drejtësi, ku kërkoi nga Parlamenti që një orë e më parë të angazhohet në largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Ai foli për dekriminalizim dhe të organeve të drejtësisë.
Reformat duan kohë tha Rama, ndërsa nevoja është emergjente, duke i quajtur këtë grup prokurorësh dhe gjyqtarësh si grupi “KÇK” (Kap Ça të Kapësh).
“Grupin KÇK do ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike po në mënyrë të drejt për drejtë, duhet ta shpallim në kërkim në cdo mënyrë duke ushtruar presionin e sovranit këtu të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe është e kotë që nga tryezat e opozitës të fajësojmë qeverinë, apo nga tryeza e qeverisë të ngrihemi këtu dhe të justifikohemi. Procesi i vetingut dihet, do kërkojë ende disa vjet dhe nuk do presi disa vjet të tjera që Prokurorë si ai Durrësit, gjykatës si ai në Durrës të bëjnë kërdinë”, tha Rama.
Madje ai shkoi më tej duke thënë se policia ka dështuar disa herë përballë gjykatës, dhe madje kanë qenë vrasës që janë liruar dhe kanë dalë dhe kanë vrarë prapë. “Paguajnë dhe ikin se bien në duart e prokurorëve që janë KÇK. Shpallja në kërkim e KÇK është objektivi që duhet të kemi ne si Parlament një orë e më parë. Nuk ka asgjë që ne mund të na ndalojë apo justifikojë përpara njerëzve. Janë qindra. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Prokurorë dhe gjykatës që vetingun nuk e kalojnë dot. Si mundet një Prokuror të regjistrojë tokë të dhuruar…”, vijoi ai