I gjithë vendi është izoluar, masat janë drastike dhe bluzat e bardha po luftojnë me armikun e padukshëm në vijën e parë të frontit.
Puna e tyre është e rëndësishme dhe vlerësimi i të gjithë qytetarëve është i madh.
Mirëpo mesa duket ka disa zyrtarë që hija e detyrës nuk i lë të shikojnë punën e palodhur të mjekëve dhe kryejnë veprime absurde mbi ta, në këtë situatë të tillë.
Mësohet se nesër do ketë edhe një protestë në Berat. / tirananews.al
