Valerio Cataldi, i dërguari i RAI shkon për herë të parë në zemër të Guerrero, shteti i varfër i Meksikës jugperëndimore, i njohur për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës, të destinuar për tregun amerikan dhe europian.
Një udhëtim në pesë puntata që nga Meksika shkon në Kolumbi, për të përfunduar në Shqipëri. Dokumentari do të transmetohet falë bashkëpunimit të Tg 3 dhe Rai 3 në 17 korrik.
“E kuptoj se ajo që kam menduar e mësuar gjatë udhëtimit tim ishte vënë në diskutim. Të njëjtët persona që ishin organizuar për të luftuar Kartelin e Sur, pa ndihmën e shtetit, ishin ata që po e bënin vetë drejtësinë”, ka thënë Cataldi, para transmetimit të dokumentarit.
Në fakt, nuk është hera e parë që banorët e territoreve të pushtuara nga narkotrafikantët në Meksikë vendosin të bashkohen si një komitet vetëmbrojtës. Kështu ndodhi në Michoacan dhe është përsëritur në shtete të tjera meksikane. Shteti thotë Cataldi tregonte pafuqinë e tij. Madje duke i përndjekur këta vetëmbrojtës, duke i quajtur të rrezikshëm politikisht, dhe të përndjekur nga drejtësia. Valerio tregon historinë e milicisë së Filo de Caballos, një fshat i vogël i Guerreros, i zgjedhur nga Karteli i Sur për të kultivuar lulet e opiumit e për ti kthyer në heroinë.
Nga Meksika udhëtimi i tij vijon në Kolumbi, në Catatumbo, në laboratorët klandestinë në xhungël, e më pas në Mesikë e në fund në Shqipëri. Pa harruar çmimin e paguar për këtë rrugë trafiku droge, dhe dokumentari flet për 150 gazetarë të vrarë. Gazetarja Daniela Rea e shpjegon mirë realitetin që Cataldi do të rrëfejë në puntatën e parë. “Nuk është lufta e drogës, por një kërkim i vazhdueshëm ekulibrin në bashkëpunimin mes shtetit dhe Karteleve.