Punimet për rindërtimin e shkollës “Kajo Karafili” në Shijak janë drejt përfundimit dhe vetëm në pak ditë ajo do të mirëpresë nxënësit e mësuesit e saj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të shkollës, ndërsa theksoi se puna në kantiere po vijon me orë të zgjatura dhe godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti po marrin formë.
“Gati, vetëm për pak ditë shkolla “Kajo Karafili” në Shijak do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze fëmijët tanë. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti, ***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara.” – shkruan Rama.
143 shkolla do të ndërtohen të reja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ato do të kenë standarde europiane dhe do ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

