Mëngjesin e së dielës një aksident rrugor në Durrës ka rezultuar me plagosjen e tre personave. Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q.B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q.B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F.B, dhe shtetasi M.Sh, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
