Një 70-vjeçar boshnjak ka humbur jetën në plazhin e Durrësit, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Sipas informacionit paraprak të policisë, F. M., 79 vjeç nga Bosnja kishte hyrë të lahej në det, por nuk është ndjerë mirë. Pushuesit e kanë transportuar në spitalin e Durrësit, por i moshuari ka ndërruar jetë.
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
