Një ditë pas publikimit të lajmit për gjetjen e një arsenali armësh në Elbasan bëhet e ditur se janë pezulluar nga detyra një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda në këtë qark.
Shkak për këtë janë bërë pikërisht dalja e informacioneve hetimore që lidhe me këtë arsenal armësh të gjetur në aksin rrugor Elbasan-Papër. Dyshohet se kanë qenë pikërisht E. Gjyli, specialist Krimesh dhe E. Hoxha inspektor krimesh ata që kanë nxjerrë informacionin sekret. Pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale ndaj tyre ka nisur hetim administrativ.
Lexo edhe- Aksioni sekret në Elbasan një ditë pas zgjedhjeve që zbuloi arsenalin e armëve
