Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar në rrjete sociale një video nga Korça, ku shihet se ka mbledhur qytetarët dhe ka nisur fushatën, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që nga Korça t’ju falenderoj me mirënjohje për kontributin, për mbështetjen dhe për të gjitha sakrificat që keni bërë…në 25 prill ashtu si përherë do të fitojmë me PD për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët”, thotë Salianji.
