Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të premtes në qytetin e Korçës.
Policia dyshon se i riu P.N është vetëhedhur ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
INFORMACIONI PARAPRAK
Më datë 09.08.2019, në lagjen nr.4, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi P.N, rreth 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.