Prej kohësh përflitej për një shtatzëni të dytë të Elita Rudit dhe është bashkëshorti i saj Gjiko që konfirmon këto zëra.
Në foton e publikuar prej tij Elita është me djalin Zëri teksa i dukshëm është dhe barku i rrumbullakosur i moderatores së njohur në Kosovë.
Ata kanë vendosur që lajmin e bukur ta ndanin në momentin që do të zbulonin gjininë e bebit.
Me djalin në krahë, Zërin, Gjiko plas tullumbacen, duke zbuluar për të gjithë se në jetë do të vijë një vajzë.
“Jam shumë e lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë”, shkruajti moderatorja krahas videos, ku shfaqet duke kërcyer nga gëzimi.

