Një ditë më parë u publikuan pamjet e dhunimit të një gruaje në mes të ditës dhe në sy të një policeje femër, pame që bënë xhiron e rrjetit. Por një ditë më pas është zbuluar se kush është dhunuesi dhe nuk është një emër i panjohur për median.
Ka qenë gazetarja e kronikës Anil Hoxha ajo që bën të ditur se bëhet fjalë për nipin e deputetit Rrahman Rraja, Ramazan Xhelal Rraja, e që sipas gazetares është referuar në gjendje të lirë për hetime të mëtejshme në Prokurori.

Djali i xhaxhait të tij, Rexhep Rraja pothuajse një vit më parë u bë i njohur në media për skandalin e më ish-të dashurën e tij Xhisiela Maloku. E reja e kishte denoncuar për dhunë Rexhepin por më pas e kishte tërhequr denoncimin. Kjo ngjarje u interpretua gjatë në skenën politike.
Lexo edhe- Grushta e shkelma mbi një femër, policja nuk ndërhyn
