Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fati i trishtë i motrave të Mbretit Zog, martesat e tyre të palumtura

23:05 / September 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
princeshat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit. Secila nga gjashtë princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak.

Princesha Nafija – u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova. Ata lindën një djalë me emrin Esat, ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të në Pragë ku shërbente si Ambasador. Pas vdekjes së tij, Princesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretëror pranë Mbretit Zog, dhe gjatë mërgimit pa u ndarë nga familja, Princesha ndëroi jetë në Kajro.

Princesha Senija – u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rrezultoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos patur fëmijë. Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta, përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndëroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.

motrat e zogut

Pricesha Adilja – U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem dhe dy vajza. Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.

Pricesha Myzejme – Nuk u martua kurrë. Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore. Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.

Pricesha Ruhija – Nuk u marrtua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.

Princesha Maxhidja – E lidhte i njëjti fat me motrat e saj. Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saj në Kanë të Francës ku dhe mbylli jetën.Fatet njerëzore janë përcjellëse të jetës ato mund të të ngazëllojnë dhe mund të të trishtojnë.Vetëm fati s’është në duart e qënies njerëzore por ajo paracaktohet nga vetë Zoti i Madhërishëm.

fati martesa motrat e zogut palumtura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meghan Markle dhe Princi Harry festojnë 8-vjetorin e martesës, çifti ndajnë momente të veçanta nga dasma

22:00 / May 20, 2026

Monika Kryemadhi flet për divorcin me Ilir Metën: Nuk e mendoja që politika do e sillte këtë

22:01 / March 19, 2026

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private

17:58 / March 15, 2026

Pas divorcit/ Françeska Murati: Ndjehem e bekuar, kur një derë mbyllet-hapet një tjetër më e mirë

14:40 / March 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.