Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në lagjen “15 tetori”. Dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.25 ndërsa pranë trupit është gjetur dhe arma.
NJOFTIMI PARAPRAK
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.
Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
