Katër persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë nga një aksident i frikshëm në mesditë në Thumanë.
Nga pamjet e publikuara në Panorama Online një prej mjeteve duket se është batuar në rrugë. Policia thotë në njoftimin zyrtar se është përplasur një mjet Ford dhe një Volksvagen, ku janë plagosur drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në makinën tip Ford.
Të katër personat janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

INFORMACIONI PARAPRAK
Me date 02.09.2019, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të Thumanës automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I., është përplasur me një mjet tip Volksvagen.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit tip Ford, shtetasi S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
