Më 18 qershor Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Prej asaj kohe Jonida dhe Besniku kanë ndarë vazhdimisht foto me Emin, por asnjëherë një shkrepje ku t’i dukej portreti i saj.

Vetëm tani Jonida ka vendosur të na prezantojë me të bijën, duke mos i rezistuar tundimit të rrjeteve sociale për të ndarë pamjen e vogëlushes që duket se ka marrë nga të dy prindërit.

“Sonte donim t’ju prezantojmë Emin tonë, e cila ju përqafon shumë. P.S. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”,-shkruan Jonida përkrah dy fotove ku shfaqet duke mbajtur vogëlushen në krah.

Këto dy foto s’mund t’ia ëmbëlsonin Instagramin më shumë Jonidës, prandaj urojmë të postojë më shumë të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here