Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Francë/ Hiqen kufizimet, të gjithë të rriturit mund të vaksinohen kundër COVID-19

17:09 / May 31, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca hapi të hënën vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit. Deri më tash, përparësi në vaksinim kanë pasur personat mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës.

“Jam plotësisht i bindur se do të shohim shumë njerëz që vaksinohen”, tha të hënën Alain Fischer, imunologu që kryeson bordin këshillimor të Qeverisë franceze për vaksinimin.

Qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, që janë vaksinuar me këto vaksina, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Franca përdor edhe vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Ky vend është ndër më të goditurit në Evropë nga koronavirusi. Mbi 5.7 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 109,000 kanë humbur jetën.

Nga 7 qershori, kufizimet në vaksinim do t’i heqë edhe Gjermania. Në Gjermani, mbi 49 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

COVID-19 Francë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.