Gara për hetuesit e BKH-së është në fazë e katërt, por ndërkohë që Komisioni për Vlerësimin është duke korriguar esetë 8 kanidatë kanë kallëzuar për falsifikim të formularit të testit fizik.
Në një përgjigje për kallëzimin e bërë, BKH shkruan se puna e tyre përzgjedhëse monitorohet nga një komision ndërkombëtar.
‘Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë’, shkruhet në njoftimin e BKH.
