Një foshnje vetëm disaditëshe është gjetur në derën e shtëpisë së një zonje, e cila është kujdesur për të voglin. Lajmi tronditës është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se fëmija është strehuar në fshatin SOS.
I vogli ka qenë i paushqyer dhe e zonja e shtëpisë i ka dhënë qumësht. Në postim bëhet e ditur se për shkak hetimesh dhe shenja gishtash nuk është lejuar që foshnja të lëvizjet nga vendngjarja dhe gruaja e ka ushqyer aty ku ishte.
Ndërkaq në polici është bërë denoncimi, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e nënës së foshnjës.
Fëmija e seksit mashkull u transportua në urgjencë e më pas do të strehohet në fshatin SOS.

