Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Gjethet e manaferrave kuruese për zemrën dhe kockat

18:56 / August 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manaferra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Manaferrat konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë.

Së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetsore.

Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë.

Vlera si kurë bimore

Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.

Të dhënat e ekspertëve të AgroËeb.org tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetsore.

Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera.

Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza.

Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.

Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.

Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët e AgroËeb.org konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit.

Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.

Vlerat për organizmin

-Trajton problemet me tretjen

Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.

-Mbrojtja dhe trajtimi i syve

Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

-Trajtimin e çrregullimeve të lëkurës

Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.

-Stimulimi i funksioneve të trurit

Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.

-Antioksidantët

Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.

Përpunimi i gjetheve të manaferrës

Merrni 5-6 gjethe manaferre dhe lajini mirë.

Ziejini në 100 ml ujë

Kullojeni lëngun dhe ekstrakti i gjetheve të manaferrës është gati për përdorim/AgroËeb.org

manaferrave zemrën dhe kockat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.