Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gjiknuri: Belshi është kthyer në simbol të transformimit; Fitore e padiskutuar në zgjedhjet vendore

15:59 / June 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
289122766 570394087789314 2312250916240051066 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Belshi ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Dy kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Denis Agolli dhe Marenglen Bali paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Belsh platformat e tyre të kandidimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan u shpreh se falë investimeve nga qeveria dhe pushteti vendor, Belshi është shndërruar në simbol të transformimit. “Jam i bindur që dhe me shokët dhe me kandidatin për kryetar bashkie, ne do të arrijmë rezultat shumë të mirë. Në Belsh janë bërë shumë punë të mira. Belshi është kthyer në simbol të transformimit me investimet e shumta që ka bërë qeveria,, me prodhimet e shumta bujqësore, me bukuritë natyre që tashmë kanë dalë si pasojë e infrastrukturës turistike. Është një trend që nuk do të ndalet dhe që këtë ta bëjmë të mundur, na duhet dhe një PS e shëndoshë”, tha Gjiknuri.

 Drejtuesi politik i PS për Elbasanin shprehu bindjen se rezultatet e mira të arritura në zgjedhjet e fundit në Belsh do të përsëriten dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ne të fillojmë të vëmë shtratin e nevojshëm  për përgatitjet intensive elektorale që do të fillojnë në vjeshtën që kemi këtë vit sepse zgjedhjet vendore sipas ligjit do të zhvillohen për periudhën prill-maj. Dhe Bashkia Belsh është nga ato bashki që ka qenë një mbështetëse e kahershme e PS, është një parti që gjithmonë na ka mbështetur  dhe rezultatet e fundit kanë dalë të mira. Patjetër që kjo është një bazë e mirë për të krijuar një fitore të padiskutuar në Bashkinë Belsh në zgjedhjet vendore”, shtoi ai.

Gjiknuri theksoi se dhe gara e brendshme në PS është në funksion të zgjedhjet së kandidatëve më të mirë për drejtimin e kësaj force në bazë. “Procesi këtë herë ka disa ndryshime pra nuk është thjesht procesi i propozimit të disa kandidaturave  nga baza siç ka qenë më përpara, por ka dhe një proces selektimi  që shkon nëpërmjet një metodologjie të caktuar dhe një komisioni të përzgjedhur nga kryesia e PS e cila nuk i merr vendimet arbitrare. Do të vlerësohet dhe paraqitja e kandidatëve, mënyra se si ata komunikojnë reputacioni që ata kanë, eksperienca e tyre në parti. Gjithë  këta faktorë do të bëjnë të mundur identifikimin e drejtuesit më të mirë për partinë në Belsh. Nuk ka të humbur nga ky proces. Unë gjithmonë besoj se është PS zëmra që rreh dhe është dashuria për këtë parti, angazhimi për këtë parti që kanë bërë të mundur sukseset elektorale jo vetëm në Belsh, por kudo. Pa një parti të fortë , nuk do të ketë  një qeverisje të qëndrueshme. Partinë ta shohim si laborator idesh”, nënvizoi Gjiknuri.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=570393681122688&set=pcb.570396307789092

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.