Mund të quhet një reper që na shitet si “bad boy” por kur vjen puna tek familja është tepër i përkushtuar dhe nuk ka lidhje me Gjikon në këngë.
Ka qenë Elita që ka publikuar një video në Instastory që na kënaqi të gjithëve. Në këtë video shihet Gjiko që lan të voglin e tyre Zërin teksa moderatorja shkruan: Babai më i mirë ndonjëherë!
Tashmë që Elita është shtatzënë, Gjiko duket se është kthyer në një ndihmë shumë të madhe për të në kujdesjen ndaj djalit të tyre.

