Një 43 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Rapallo, nën akuzën e grabitjes. Shqiptari me iniciale T.N, ishte me qëndrim të parregullt në Itali.
Arrestimi i tij erdhi pas një sërë vjedhjes të kryera nëpër shtëpi në pjesën e lartë të qytetit. Mënyra është gjithmonë e njëjtë; vrima të vogla në dritare duke përdorur një trapan dhe më pas hyrja në ndërtesë duke kërkuar sendet me vlerë, shpesh edhe kur pronarët ishin brenda.
Grabitjet u shkaktuan banorëve shqetësim dhe frikë, duke bërë që të ketë vëmendje më të madhe dhe të paralajmërojnë policinë në rastet e këqyrjes së automjeteve që ecin në mënyrë të dyshimtë.
Pas identifikimit, ndjekja vazhdoi derisa pasditen e djeshme u arrestua teksa po shkonte me makinë drejt kodrinave të qytetit në Rapallo.
Në banesën e përkohshme kur jetonte u gjetën sende të shumta materiale të vjedhura nga të paktën tre shtëpi.
