Humb kontollin e makinës dhe përplaset me kamionin, ndërron jetë në spital 26-vjeçarja
Një 26-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës duke goditur nga pas një kamion. E reja u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas informacionit të policisë ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti në autostradën Fushë Krujë- Laç, pranë një pike karburanti.
Lezhë/Informacion paraprak
Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.
Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
