Një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së tij duke dalë nga rruga, e për pasojë ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në afërsi të fshatit Vrisara. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
