Një 70-vjeçar ka humbur jetën rreth mesditës në plazhin e Durrësit. Ai ishte në afërsi të pistës “Iliria” ku është futur në det por nuk është ndjerë mirë.
Pushuesit e kanë nxjerrë menjëherë dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku dhe ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
NJOFTIMI PARAPRAK
Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak.
Po punohet për identifikimin e kufomës.
