Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I mbetur në karrocë pas 4 operacioneve, 41-vjeçari rrëfen dramën: Gruaja më dhunonte, më mori fëmijët dhe…

13:30 / December 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur 770x428 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në Neës24 u trajtua historia e dhunës ndaj një 41- vjeçarit. Historia e tij është kaq e trishtë dhe prej vitesh fati nuk i ka qeshur. Ai është 41 vjeç dhe aktualisht ndodhet në Gjermani. Fati e ka kryqëzuar pasi ai nuk mund të ecë pas katër operacioneve të kryera në të dy këmbët. Po sikur të mos mjaftonte kjo ai u infektua me hepatitin B, gjatë kohës që duhet të merrte gjak ndodhi edhe ky infektim. Por 41-vjeçari rrëfen problematikën e tij familjare, ai është baba i 5 fëmijëve të cilët sot aktualisht as nuk ka mundësi t’i puthë dhe as t’i përkëdhelë. Bashkëshortja thotë ai, më tradhtoi me dike tjetër dhe më dhunoi keq duke më marrë edhe gjithë dëmshpërblimet e spitalit. Sot jam në një proces divorci që kurrë nuk përfundoi dhe larg fëmijëve dhe i rrezikuar nga vdekja.

“Me ish-gruan jemi njohur vet dhe unë pas dy muajsh e rrëmbeva dhe nuk prita që të martohesha, por mentaliteti i vjehrrës ishte që ngaqë unë isha emigrant dhe donin të përfitonin. Në Shqipëri kur isha nuk ndodhnin këto skena dhune ndaj fëmijëve dhe ndaj meje. Ne u larguam në Gjermani, pasi më parë kishin ikur familjarët e kësaj në Francë. Unë i kam ndihmuar shumë ndërsa sot unë jam mes katër rrugëve dhe pa fëmijë dhe pa letra. Unë nuk di shumë gjuhën shqip. Bashkëshortja ime di mirë shqip dhe gjermanisht dhe ka krijuar shumë marrëdhënie me gjermanë këtu. Unë në 2017 i humba dokumentet për arsye shëndetësore ngaqë më dëmtuan në spital dhe kërkova të drejtën time për dëmtimin dhe gjakun që më infektuan me hepatitin B.

Unë sot jam pa dokumente, në karrocë dhe pa fëmijët. Ajo është larguar dhe kam 5 muaj që nuk i kam takuar fëmijët. Më ka bllokuar në të gjitha drejtimet, unë prandaj kam mbetur këtu, më mori edhe paratë e mia si shpërblim nga spitali. Ajo deklaron vet në disa video që më ka dhunuar. I dërgonte djalit 15 vjeç video të saj porno dhe të dashurit të saj duke i thënë që të mi tregonte mua. Ajo ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj fëmijëve dhe ndaj meje. Më ka shkatërruar totalisht në gjithçka”, deklaroi 41-vjeçari duke apeluar për ndihmë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.