Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ish-ndihmësja e Hillary Clinton bën rrëfimin tronditës: Një senator më hodhi në divan dhe…

11:14 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6179155aead12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton ka shkruar një libër autobiografik ku në të tregon sesi është sulmuar seksualisht nga një senator amerikan.

Sipas BBC, Huma Abedin tha se politikani i paidentifikuar u hodh mbi të në një divan në mesin e viteve 2000 pasi e ftoi në shtëpinë e tij. Ajo thotë se e kundërshtoi atë ndërsa ai u përpoq ta puthte dhe shpëtoi.

Ngjarja është detajuar në librin e saj të ri, ‘Both/And A Life in Many Ëorlds’, i cili do të botohet javën e ardhshme. Ajo përshkruan sulmin seksual ndërsa rrëfen punën e saj për zonjën Clinton kur ajo ishte senatore amerikane për Nju Jorkun midis viteve 2001-09.

Abedin, tani 45 vjeç, nuk zbulon identitetin e senatorit apo as partinë e tij. Ajo tregon se pas një darke në Uashington doli me politikanin dhe kur u ndalën para shtëpisë së tij ai e ftoi brenda për kafe. Ajo pranoi.

“Më pas, në një çast, gjithçka ndryshoi. Ai u rrëzua në të djathtën time, më vuri krahun e tij të majtë rreth supit dhe më puthi, duke më shtyrë gjuhën e tij në gojën time, duke më shtyrë përsëri në divan. Isha shumë e tronditur, saqë e largova. Gjithçka që doja ishte që 10 sekondat e fundit të fshiheshin”.-tregon ajo në një pjesë të librit.

Abedin ishte një nga njerëzit më të besuar të kandidates demokrate për presidente të vitit 2016 dhe ish-sekretares së shtetit të kohës së Obamës, Hillary Clinton, dhe dikur u përshkrua nga ajo si “vajza e dytë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.