Një person ka gjetur vdekjen për shkak të një aksidenti rrugor. Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 37-vjeçar D.D.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrë të Kukësit.
“Rreth orës 16:50, njoftohemi se në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dal nga rruga, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia.