Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në Berat pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online.
Mësohet se në pranga kanë rënë L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të L.V u konstatua duke vendosur lloto F.K.
Ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për të njëjtën arsye, A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal.
