Sot në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit u luajt ndeshja e fundit e grupit A në Kategorinë e Parë, Burreli-Dinamo.
Ndeshja u luajt e fortë dhe me raste të shumta shënimi, por skuadra e Burrelit luajti më qartë dhe finalizoi mjaft mirë dy raste. Sakaq Dinamo i ngushtoi rezultatin në minutën e 90, duke e mbyllur takimin 2-1.
Në fund të përballjes FSHF organizoi ceremoninë e dorëzimit të Kupës për fituesen e Grupit A, Dinamon.
Tifozët matjanë dhe kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj brohoritën dhe uruan dinamovitët për suksesen e arritur. Matjanët do të luajnë javën e ardhshme me Tomorrin e Beratit dhe nëse fitojnë do të luajnë tjetër ndeshje me njërën nga ekipet e Superligës.

