Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Katër arsye pse duhet ta bëni vajin e kastorit pjesë të jetës suaj

18:06 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaji i kastorit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetitë medicinale të vajit të kastorit mendohet se janë shfrytëzuar që nga kohërat e lashta egjiptiane, kur vaji u konsiderua nga shumë njerëz si një eliksir që nxit imunitetin, shkruan revista “Science”.

Këto janë 4 arsyet e forta se pse duhet medoemos t’a bëni pjesë të jetës suaj këtë lloj vaji, pikërisht për përfitimet e shkëlqyera për trupin, lëkurën e flokët,.

Lufton rrudhat: Vaji i kastorit mund të jetë përgjigja për të luftuar shenjat e plakjes pa serume ose injeksione. Ai depërton në lëkurë dhe ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, rezervat e të cilëve pakësohen me kalimin e viteve sidomos në zona delikate të tilla si rreth syve, gojës dhe ballit, ku linjat e rrudhave priren të shfaqen së pari.

Përshpejton rritjen e flokëve: Acidi ricinoleik, një nga përbërësit kryesorë të vajit të kastorit, stimulon qarkullimin e gjakut në skalp dhe hidraton folikulat e flokut, kësisoj ndihmon në mbajtjen e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm

Shëron ekzemat: Sikur rritja e kolagjenit dhe përshpejtimi i rritjes së flokëve të mos ishin të mjaftueshme, vaji i kastorit është gjithashtu i njohur për vetitë e tij shëruese ndaj ekzemës, dermatit, rosaceas, psoriasis dhe keratosis pilaris. Duke qenë veçanërisht i pasur me acid ricinoleik natyral antibakterial dhe anti-inflamator, vaji i kastorit ka përparësinë e një qasjeje të dyfishtë. Vaji hidraton lëkurën dhe lufton bakteret në të njëjtën kohë, duke ndihmuar për t’i dhënë fund natyrës ciklike të kruarjes dhe acarimit.

Stimulon tretjen: Falë përqendrimit të lartë të acidit ricinoleik, ky vaj është përdorur prej kohësh si një laksativ natyral. “Kur dikush gëlltit vajin e ricinit, acidi ricinoleik mbyllet në molekulat EP3 në qelizat e muskujve të butë në muret e zorrëve të vogla dhe shkakton kontraktime”

Vaji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.