Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kënga e fushatës së PS-së/ Plas debati në studio mes Jul Dedës e Kastro Zizos

19:20 / April 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Përpara”, kënga e fushatës së Partisë Socialiste ka nxitur debate në opinionin publik. Disa e konsiderojnë një këngë ritmike, ndërsa të tjerë e cilësojnë një tallava aspak serioze.

Në një diskutim në studion e “Më lër të flas”, Renis Gjoka, Jul Deda, Kastro Zizo dhe Zefina Hasani komentuan muzikën dhe tekstin e këngës “Përpara. Renis Gjoka e cilësoi tekstin ofendim për masën.

“Me përzgjedhjen që i kanë bërë këngës, mendoj se është një lloj ofendimi për masën. Dihen botërisht shijet e kryeministrit për muzikën, që janë shumë larg me atë këngë”.

Ndërsa Kastro Zizo u shpreh se kënga është bërë për t’u përdorur nga PS në fushatë me qëllim që të fitojë zgjedhjet

“Çështja është që në rastin konkret, janë disa njerëz që kandidojnë për të fituar. Të gjithë kanë një qëllim për të fituar. Ky material është bërë që të jetë një kolonë zanore e takimeve elektorale të një force politike që synon të fitojë”.

Mes artistëve të ftuar vazhdoi debati për përzgjedhjen e zhanrit muzikor dhe mesazhin e këngës.

Renis Gjoka: Unë nuk po them pse qeveria nuk nxori një këngë proteste, një këngë të zymtë etj. Shumë mirë që ka nxjerrë një këngë për të kërcyer, një këngë të hareshme për të treguar që ne jemi shumë mirë. Problemi është se teksti që ajo këngë ka brenda, është në një zhargon rruge. Nuk është e hijshme që për një këngë fushate, të ketë atë lloj zhargoni.

Jul Deda: Varet në çfarë konteksti ti e ve këngën. Fushatat, partitë politike, kur bëjnë një projekt muzikor që është i personalizuar për këtë fushatë. Ka një problem që te slogani. Jo më mbrapa, vetëm përpara. Dhe të mos harrojmë që ne kemi një degradim. Kemi degradim politik. Dhe kryeministri apo kush ka zgjedhur këtë zhanër, instinktivisht ka shkuar te tallavaja. Sepse kështu është situata. Ke një kryeministër që tallet. Jemi në këtë vorbull. Kënga e fushatës nuk bëhet për klikime, bëhet për fushatë. Çdo këngë fushate ka mesazh. Vjen nga kënga “Shumë zhurmë” në një këngë tallava, me këtë këngë ai thotë se si e sheh ai Shqipërinë.

Kastro Zizo: Po jo o burrë. Ai ka bërë disa statistika, kush funksionon më shumë

Jul Deda: Pse injorantë jemi ne?!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.