Të gjithë ne që kemi parë filmin “Dasma ime greke”, (My Big Fat Greek Wedding), kemi qeshur pafund me batutat e Gus Portokalos, babait të Toulas, tek i cili jo në pak raste shihnim ngjashmëri me baballarët tanë.
Në paqe dhe nga shkaqe natyrale, Michael Constantine aktori që i dha shumë këtij filmi, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Nia Vardalos, e cila ishte jo vetëm protagonistja ( vajza e tij në film), por edhe ajo që shkruajti skenarin e komedisë së famshme, i ka kushtuar këto fjalë ikjes së Michael.
