2Ton sapo ka publikuar këngën e re “Veç me ty” ku në klip shfaqet modelja seksi libaneze Jennifer Mehaidili.
Mirëpo mesa duket ajo nuk është thjesht modele në klip por dhe e dashura e 2Ton.
Sipas “Gazeta Express”, modelja seksi është gjithashtu e dashura e re e 2Ton, e cila ka shpërndarë këngën e re në Story dhe i ka dërguar një falenderim special reperit.
Madje, burimet tregojnë se reperi mund ta zyrtarizojë shumë shpejt lidhjen e tij të re.
Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga 2Ton.
Jennifer u shfaq gjithashtu në klipin e reperit të njohur gjerman Capital Bra në këngën “Fruhstuck in Paris”.

