Një teqe është grabitur gjatë natës në fshatin Kreshovë të Kolonjës, ku dyshohet se janë vjedhur një sasi lekësh.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI
Më datë 06.08.2019, gjatë natës, në fshatin Kreshovë, dyshohet se është vjedhur një sasi lekësh në ambjentet e një objekti kulti.Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
