Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kongresi Rinor Kombëtar: Bashkëpunimet Ndërkombëtare me fokus tek Rinia

17:40 / February 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
index
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të planit strategjik 2023-2027 nisi këtë vit me vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve që punojnë me të rinjtë takimet shërbyen për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus tek çështjet dhe politikat rinore.
Investimi në nisma dhe mundësi për të rinjtë ishte kryefjala e kësaj vizite e cila pikënisjen e pati në Washington D.C. me përfaqësues nga Forumi për Shkëmbim Kulturor (Forum for Cultural Engagement), Fondacioni Vital Voices, Fondacioni Close Up, dhe Instituti Rodham.
Gjatë qëndrimit në Washington D.C., ekipi i Kongresit Rinor Kombëtar u mikprit nga Sekretarja e Përgjithshme e Distriktit të Kolumbias znj. Kimberly A. Bassett, në një takim miqësor të fokusuar mbi modelin e KRK dhe praktikat e përbashkëta për fuqizimin, pjesëmarrjen dhe ngritjen e kapaciteteve rinore në procese vendimmarrëse dhe qeverisjen lokale.
“Në përmbyllje të një viti dinamik dhe arritjeve të programit të ‘’Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’’, KRK do të vijojë të përforcojë bashkëpunimet në nivel transatlantik për të avancuar investimet konkrete në çështje dhe problematika që prekin të rinjtë,” theksoi në fjalën e saj Drejtoresha Ekzekutive e KRK znj. Dafina Peci.
Takimet përfunduan me vizitën e ekipit të KRK pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në New York, SHBA, nën prezencën e Ambasadorit Ferit Hoxha.
Krahas investimit në bashkëpunimin rinor rajonal që prej vitit 2017, KRK do të vazhdojë të punojë për të avancuar bashkëpunimin rajonal mes organizatave simotra dhe të rinjve nga rajoni. Përgatitja e planit strategjik 2023-2027 dhe konkluzionet e Asamblesë të dhjetë të Përgjithshme të KRK nënvizuan përkushtimin e rrjetit të KRK drejt agjendës së paqes, sigurisë dhe të rinjve.
Takimi me Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në New York u fokusua tek planet dhe nismat e përbashkëta që kanë në fokus fuqizimin e të rinjve si aktorë të rëndësishëm në ndërtimin e paqes.️ Përgjatë diskutimit, palët theksuan se investimi në fushën e paqes, sigurisë dhe të rinjve mbetet një tematikë e rëndësishme për fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve Shqiptarë në arenën e politikave ndërkombëtare.

Kongresi Rinor Kombëtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.