Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kosova nis hetimin epidemiologjik për variantin “Mu” të Covid, mbi 200 mostra dërgohen në Gjermani

14:54 / September 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi Kosova1 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Varianti “MU” i koronavirusit tashmë qarkullon edhe në Europë dhe sipas Agjencive Rregullatore është shndërruar në një mutacion interesi pas dyshimeve se mund të luftojë antitrupat.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë nisur hetimet nëse variacioni kolumbian është i pranishëm në vend, duke dërguar më shumë se 200 mostra në Gjermani.

Drejtori i klinikës infektive, Arben Vishaj bën të ditur se përgjigjet do të merren javën e ardhshme ndërsa përsërit thirrjet për vaksinim.

ARBEN VISHAJ

DREJTOR I KLINIKES INFEKTIVE

“Një mundësi e ardhjes së këtij varianti ekziston dhe ne jemi duke u përgatitur që të jemi sa më funksional në drejtim të aktivizimit të tërë stafit tonë në parandalim dhe kontroll të sëmundjes. Nuk mund ta lëmë fatin tonë në mëshirën e transformimeve gjenetike të COVID, por ne do të mobilizohemi konform kapaciteteve tona në respektim të masave epidemiologjike dhe në vaksinim sa më të madh të popullatës.”

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, vlerëson se vjeshta mund ta gjejë Kosovën, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një valë të re infektimi nga varianti “MU”

AURORA DOLLENBERG

KRYETARE E FMSHE

“Varianti ‘Mu’ ka treguar në studimet e pakta që ekzistojnë deri tani se është akoma edhe më ngjitës dhe më infektues sesa ‘Delta’ dhe një fakt tjetër është më i fshehur sesa ‘Delta’, kështu që fakti që nuk e identifikojmë që në momentet e para tek pacientët e bën sëmundjen akoma më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Simptomat që shkakton varianti ‘Mu’ nuk janë shumë tipike, janë të ngjashme me një ftohje shumë të lehtë e cila nga momenti në moment përkeqësohet pa pasur mundësi që mjeku ose edhe familjari të shtrohet në spital dhe për t’u trajtuar në kohë”.

Varianti ‘Mu’ është zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në janar të këtij viti. Ky variant është përhapur në më shumë se 40 vende ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mund të jetë rezistent edhe ndaj vaksinave.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

12:37 / August 19, 2026

Trump, numër rekord të ultra të pasurve në administratën e tij

12:31 / August 19, 2026

Kievi godet Moskën me qindra dronë, një nga sulmet më masive që prej nisjes së luftës

10:35 / August 19, 2026

Trump pezullon tarifat 50 për qind ndaj Kanadasë: Kemi arritur marrëveshje

10:12 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.