Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kujdes, nëse i fërkoni shumë sytë dhe mendoni se jeni pak miop duhet të shkoni urgjent te mjeku, pas mund të fshihet një sëmundje e rëndë!

16:17 / February 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klajda Bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Intrevistoi Manjola Darvishi

Shpesh herë jemi mësuar të shkojmë ke mjeku vetëm kur kemi probleme me të parin nga afër ose nga larg, duke lënë pas dore probleme të tjetra si kruajtjen e syve, ekspozim të tepërt ndaj rezeve ultraviolet e shumë të tjera. Në një intervistë për Tirananws mjekja okuliste, Klajda Bardhi nga tregon më shumë për sëmundjen e keratokonist problem që vite më parë diagnostikohej me vështirësi në Shqipëri, ndërsa trajtimi mund të bëhej vetëm jashtë.

Kjo është një sëmundje që prek kornenë e syve progresive dhe deri në degjenrative, e cila ka disa trajtime alternative. Por duket të keni kujdes, pasi kjo sëmundje mund të ngatërrohet në hapat e parë edhe me një miopi të thjeshtë.

Çarë është keratokonusi?

Keratokonusi është një sëmundje gjenetike progresive e korsesë ose xhamit te syrit , e cila konsiston ne ndryshimin e formës se saj nga sferike në cilindrike dhe ne hollim central ose paracentral të saj,  pra kornea merr formën e një koni.

Cilat janë personat më të rezikuar nga kjo sëmundje?

Gjithashtu të rrezikuar janë personat që kruajnë shumë sytë në mënyre ekscesive , ata që ekspozohen shumë ndaj rrezeve ultraviolet. Po ashtu ndikon edhe  keqpërdorimi i lenteve të kontaktit si dhe iritimi kronik i syve .

Është një sëmundje e lindur apo e fituar gjatë jetës, në çfarë moshe shfaqet?

Ajo është një sëmundje që shfaqet që në moshë të vogël 14 -vjeç (por ka raste dhe 9-10 vjeç më rrallë, por ekzistojnë) e që progreson deri në moshën 39-40 vjeç, por nuk ka përjashtime për progres dhe në mosha më të mëdha. Predispozita gjenetike e dëmtimit oxidativ të kornesë shpjegon faktin që në një familje mund të preken me shumë persona nga kjo sëmundje.

A dallohet kjo sëmundje në hapat e parë nga miopia?

Shpeshherë në hapat e parë paraqitet si një astigmatizëm miopik, ku pacienti shfaq vështirësi në shikimin për larg, në shumicën e rasteve korrigjimi me numrin e syzeve përkatës nuk është 100% ndaj dhe dyshohet dhe kërkohet të behet një topografi, e cila evidenton etezinë apo keratokonusin ne fazat e para te tij.

Cilat janë mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundjeje?

Mënyrat e trajtimit janë sipas fazës në të cilën gjendet keratokonusi.

Në fazën e parë e të dytë praktikohet krosslinking qe është një mjekim me rrezet UV dhe riboflavine ( vitamina B2),  e cila forcon lidhjet e kolagjenit në shtresat korneale dhe kështu bën të mundur mosprogresimin e tij, por që ky trajtim i bërë i vetëm nuk mund të rregulloje shikimin e pacienteve. Me përparimin e teknologjisë kohët e fundit aplikohet metoda – PRK ( photorefractive keratectomy ) + CXL( krosslinking) + Vibex Rapid ( e cila është një riboflavinë e re 2 herë më e fuqishme sesa riboflavina normale), ky koktejl trajtimi ka rezultuar shumë efikas, pasi përmirëson shikimin dhe ndalon progresin e keratokonusit. Gjithashtu në fazat e para 1-2 në disa raste dhe në fazën 3 aplikohen unazat intrakorneale të asociuara me krosslinking, të cilat përmirësojnë shikimin dhe së bashku me CXL parandalojnë progresin.

Gjithashtu në rast se këto metoda s’mund te aplikohen, pasi pacienti nuk është i përshtatshëm për rregullimin e shikimit ekzistojnë lente kontakti të forta të llojeve te ndryshme.

Ne fazën e fundit e cila është faza e katërt pacienti është kandidat pre transplant korneal, ku indi korneal që transplantohet merret nga bankat korneale te certifikuara pasi duhet të përmbushë disa karakteristika të përcaktuara.

Sa është e përhapur në botë edhe në Shqipëri kjo sëmundje?

Në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit kjo sëmundje është tejet e përhapur me një incidente të madhe fatkeqësisht.

Por më së fundmi ne sajë të investimit të kryer nga nevoja, kjo sëmundja arrihet të kurohet dhe pacientet nuk kanë nevojë të largohen jashtë pre trajtimin e kësaj sëmundje.

Një njeri i prekur nga kjo sëmundje, a mund të bëj një jetë normale?

Një njeri i prekur nga kjo sëmundje, varësisht nga faza e keratokonusit sigurisht nuk bën një jetë normale sidomos ne fazat e përparuara të tij. Ai shikon imazhe te devijuara apo të shtrembëruara dhe turbullt . Prandaj duhet te trajtohet apo të vendose INTACS ( unaza) apo lente kontakti te forta. /Tirananews.al/

mjeku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.