Tre plumba ka marrë 52-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në Shkodër. I plagosur ka mbetur 52-vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.
Lexo edhe- Tronditet Shkodra që në mëngjes/ Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur
Mësohet se ai ishte në kërkim nga policia. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
