Policia e Tiranës bën të ditur se është arrestuar një 52-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali pasi është dënuar me 5 vite burg.
Bëhet fjalë për Bilbil Elezaj, që gjykata e Bolonjës e ka dënuar për kanosje me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”. Por ndërkohë nga mediat italiane rezulton se Elezaj është pjesë e megaoperacionit antidrogë të nisur në 2017, “Aemilia” me mbi 200 të arrestuar fillimisht.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.
Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë