Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush i nxori përgjimet? Rama: Prokurorë të diskredituar që i çojnë te PD-ja në vend që t’i hetojnë

11:49 / June 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ps30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga Çorovoda ka shigjetuar ish prokurorët e Dosjes 339 për zvarritjen e hetimeve për korrupsion zgjedhor. Ai tha se hetimet duhet të ishin kryer me kohë e me vakt, por prokurorë të diskredituar në vend të hetojnë i çojnë materialet tek selia e PD-së.

“Duhet provuar nga ato përgjime dhe që duhet të ishin kryer si hetime me kohë dhe me vakt po siç mund ta keni parë e dëgjuar e do e shikoni e dëgjoni dhe më shumë, dje nga prokurorja e Krimeve të Rënda e më tutje nga të gjithë ata që do të kenë vullnetin për t’i hyrë deri në fund kësaj pune. Nuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, po shantazh kundër reformës në drejtësi dhe kundër kësaj qeverie e PS që është e vetmja forcë që sekondën e parë e deri në fund e ka dashur e do e mbështesë reformën në drejtësi. Prokurorë të diskredituar, prokurorë me shumë hije në karrierën e tyre kanë preferuar që në vend që t’i hetojnë dhe në vend se të veprojnë menjëherë, t’i mbledhin të gjitha ato numra t’i bashkojnë në një kazan me kapak të mbyllur dhe ta dorëzojnë kazanin te PD e pastaj në kapakun më të madh me synimin për të ndotur shoqërinë, e kur pikërisht sot kur Shqipëria pret që t’i njihet merita që ia njohu KE dhe ti hapet dera për negociatat për anëtarësim në BE”, tha Rama.

Lexo edhe- “Ia di për nder Ilir Metës…”, Rama për opozitën: Të ripërtërijë udhëheqjen e falimentuar

Ajo që bëjnë është e patolerueshme tha Rama ndërsa tha se çfarë do të ndodhë me ata që cenojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit të gjithë ata që do të shkojnë pas berihait dhe jo vetëm që do të përballen me ligjet më të ashpra që ka ky vend se ligji është bërë me konsensus kur plaku ishte kryeministër por që në momentin që do të nisë procedimi penal do të ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj kur të dalin nga aty brenda ku do përfundojnë do mbeten këtu brenda se nuk do ketë kufi në Itali, Greqi e kudoqoftë në BE ku do të mund ta kalojnë kontrollin e policisë pasi do kthehen mbrapsht si pjesë e listës së zezë të kriminelëve që nuk lejohen të hyjnë në BE. Flasim për BE se SHBA do jetë dhe më keq. Pasi e humbin përfundimisht të drejtën për të shkelur SHBA”, vijoi Rama.

Madje ai tha se këto masa do të nisin që nga ata “që bëjnë thirrje për dhunë, përmbysje e vullnetin e sovranit dhe kush nuk e beson këtë le ti bëjë një telefon plakut (për Berishën) e ti thotë ‘Është e vërtetë që do ndodhë kështu?’, e ta dëgjojmë çfarë do të thotë plaku. Nëse plaku ju thotë jo më pyesni mua se sqaroj dhe plakun”.

Pergjimet Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.