Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

La fëmijët dhe u largua te shtëpia e të dashurit, 25-vjeçarja tregon versionin e saj të ngjarjes: Burri më dhunonte, djali që njoha më respektonte e donte, por…

12:50 / November 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61a4ba3e0d17f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Me Zemër të Hapur”, i gazetares Evis Ahmetaj, ka sjellë rrëfimin e 25-vjeçares nga Durrësi, e cila prej një jave, ndonëse familja e kërkonte prej 1 jave, u strehua në shtëpinë e të dashurit në Elbasan.

Ajo ka treguar historinë e jetës së saj, ku bashkëshorti i parë i ndërroi jetë dhe i dyti e dhunonte sistematikisht. Kjo u bë shkak sipas saj, që të kërkonte ndarjen prej tij. Mirëpo, prej tetë muajsh, ajo është njohur në rrjete sociale me një djalë, me të cilin ka zhvilluar biseda intensive.

Në këto komunikime, e reja nuk i ka treguar atij se ishte nënë e dy fëmijëve, e pikërisht kjo ishte dhe arsyeja e ndarjes së tyre. E reja thotë se familja e të dashurit e ka respektuar dhe dashur, ndërsa shtoi se i vjen keq që e gjitha përfundoi në këtë formë.

“Djalin e madh e kam nga një martesë tjetër, babai i tij nuk jeton. Shkova te familja ime, por te babai nuk qëndrohet. Kam qenë 20 vjeçe dhe i thash babait që unë do filloj jetën time dhe m’u propozua që të krijoja një familje. Më thanë që është djalë i mirë dhe do të mbajë mirë. Më pas vajti djali 6 vjeç filloi dhuna, ma rrihnin, ma linin pa bukë. Unë hapja derën edhe me forcë për të marrë bukën. Po të hante fëmija edhe unë e ngopur isha. Unë i tregova edhe vëllait problematikën. Ai ishte larg e s’kishte çfarë të bënte. Në një moment vendosa që të mos kthehem më te ai, e braktisa. Prindërit më thoshin të rrija një javë te ato e të merrja veten. Po ku të shkoja mbrapa, do kthehesha e do më dhunonte prapë, si mua e djalin. Ai punonte, por kishte edhe lidhje tjetër paralele. E kam zbuluar këtë gjë më mbrapa. Unë i kërkova të ndahemi, por paraprakisht kërkova një ndërmjetësim. Tani jam drejt gjyqit për të kryer ndarjen. Kam afro 1 vit që jam ndarë prej tij. Personin që u largova nga shtëpia e njoha në Facebook. Unë tani jetoj vetëm. Kam marrë shtëpinë me qira. Kam afro 1 vit që jetoj vetëm. Tani për momentin jam pa punë për shkak të ngjarjes së fundit. Vendi i punës më është zënë.

Nuk para flisja me prindërit, më thanë s’të duam më si vajzë. Unë mund ta njoh një djalë, por fëmijët nuk braktisën. Më thanë që në një shtëpi jeto vetë, unë fillova punë dhe përballoja jetën. Kam 8 muaj që jam njohur me të dashurin dhe gjithmonë flisnim nëpërmjet Facebookut. Unë i thashë prindërve që do të largohem. Kam qenë edhe në spital, e në ato momente doja vetëm fëmijët. Unë jetoja në një kuzhinë. Dola nga ora 10 nga puna dhe kam bërë takim me djalin që kam njohur. Unë s’i kam thënë prindërve sepse s’doja një lidhje. I dashuri im m’u duk shumë njeri i mirë, kam takuar dhe familjarët e tij. Kur mori vesh që kisha dy fëmijë, ai shkëputi çdo gjë. Unë i kam kërkuar mamit që të kujdeset për fëmijët, vetëm kaq, nuk e sqarova më. Në familjen e të dashurit gjeta ngrohtësi. Megjithëse tani asgjë nuk është më, mes meje dhe atij”, tha e reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.