Në Himarë është gjetur trupi i pajetë i gruas që u mbyt mëngjesin e sotëm pasi kishte dalë me pjestarët e tjerë të familjes për të mbledhur rrjetat në det. Katër pjestarët e tjerë shpëtuan, ndërkohë që gruaja, Mirela Rama u deklarua e zhdukur.
Stuhia e madhe i kapi në befasi në det familjen Rama e cila përmbysi varkën e peshkimit.
Lexo edhe- Ngjarja tragjike në Himarë, familjarët lajmëruan policinë. Gruaja dyshohet të jetë mbytur
