Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer në çiftin më të dashur për publikun teksa së shpejti pritet të bëhen prindër të një vajze, pasi Sara është shtatzënë.
Përgjatë kësaj periudhe, bukuroshja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale. Si Sara, ashtu dhe Ledri janë shprehur se mezi po presin që vogëlushja e tyre të vijë në jetë.
Së fundmi, Ledri ka ndarë një foto epike të Sarës, e cila ndonëse është shtatzënë po bën “Kung Fu”. “Kung Fu Mama”, ka shkruar reperi krahas fotos së partneres.