Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha gjatë prezantimit të partisë së saj ‘Lëvizja për Ndryshim’, se në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë.
Në podium shkruhej slogani “Bashkë për ndryshim”. Topalli është shprehur se Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme prej pushtetit të gabuar.
“Këtë lëvizje do ta nisë brezi i ri. Dua të falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi”.