Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lëvizte në lagje me armë e thikë, qytetarët e denoncojnë në polici 56-vjeçarin

12:06 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pistolete thike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët e kishin parë shpesh me armë dhe thikë në ambiente publike, dhe e kanë denoncuar më pas në polici nga frika e ndonjë ngjarje të rëndë.

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar që lëvizte në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet i armatosur, ndërsa policia në momentin e arrestimit i gjeti pistoletën pa leje, 30 fishekë dhe armën e ftohtë.

fisheke

NJOFTIMI I POLICISE

Qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”.

Në kuadër të planit masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.