Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lezhë/ Rama ‘ultimatum’ inxhinierit: Nëse s’e përfundoni shkollën me 26 nëntor do futeni në listën e zezë

10:01 / July 29, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë aty ku inspektoi punimet e shkollës ‘Llesh Nik Daka’ e dëmtuar nga tërmeti, së bashku me kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu dhe ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

Shkolla është rindërtuar nga fillimi, ndërsa Rama ka vendosur si kusht përfundimin e saj me 26 nëntor. Por teksa pyeti një nga inxhinierët ai tha se do të jetë gati në fund të dhjetorit. Për këtë kryeministri ishte i prerë: ‘Nëse kompania nuk e mbaron shkollën me 26 nëntor do të futet në listë të zezë’.

Gjithsesi kjo ishte një keqkuptim në përllogaritje pasi inxhinieri përfshiu ndërtimin edhe të një tjetër godine. Ndërkohë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi: “Shkolla do të kushtojë 2.5 milionë dollarë. Pjesën e laboratorëve ia kemi lënë Ministrisë së Arsimit. 7 metra nën dhe janë themelet dhe për 30 ditë kemi kaluar në katin e dytë.”

Objektivi i qeverisë është ndërtimi i 143 shkollave të reja në zonat e prekura nga tërmeti.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.