Debati për dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor ka zgjatur mbi dy orë në komisionin e Ligjeve, duke rrëzuar dekretin e Metës, ashtu siç dhe pritej.
Nga 17 anëtarë prezent, 15 prej tyre kanë votuar pro rrëzimit të dekretit ndërkohë që maxhoranca i qëndron bindjes se ndryshimet në kod duhen miratuar që të fillojë puna për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ndërsa vetë këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj i pranishëm në këtë mbledhje kërkoi pranimin e dekretit dhe pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për 8 çështjet e ngritura nga Presidenti.
Tashmë Kodi Zgjedhor siç deklaroi dhe Rama do të shkojë në Kuvend të enjten për t’u rivatuar nëpërmjet rrëzimit ose jo të dekretit të Metës.