Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, në afërsi të fshatit Mashan në vendin e quajtur “Dy Kthesat”.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Banorët e zonës kanë ardhur në ndihmë, ndërkohë që policia dhe ekipi i repartit të urgjencës së spitalit të Gramshit janë nisur për në vendngjarje.
